Sipas një studimi të ri nga aplikacioni i njohur i takimeve “The League”, preferencat e grave beqare për partnerët e tyre kanë ndryshuar ndjeshëm në vitin 2025. Në vend të bankierëve, investitorëve apo milionerëve të kriptomonedhave, profesioni më tërheqës për burrat këtë vit është ai i mjekut.
Gratë nga Evropa dhe Amerika kanë deklaruar se sektori i shëndetësisë dhe kujdesit konsiderohet jashtëzakonisht tërheqës. Arsyet kryesore janë stabiliteti, empatia, kujdesi dhe inteligjenca që lidhen me këto profesione.
Ja cilat janë punët më “seksi” për burrat sipas studimit të vitit 2025:
1. Mjek / Profesionist Shëndetësor – 26%
2. Edukator / Profesor – 23%
3. Zjarrfikës / Ndihmë e shpejtë – 19%
4. Avokat / Profesionist Ligjor – 18%
5. Biznesmen – 18%
6. Shkencëtar – 17%
7. Inxhinier / Teknolog – 17%
Rezultatet tregojnë se bota e takimeve po ndryshon dhe se vlerat si kujdesi, stabiliteti dhe ndihma për të tjerët po fitojnë gjithnjë e më shumë peshë tek gratë beqare.