Një studim surprizues nga LendingTree po bën xhiron e rrjetit. Studimi raporton se meshkujt shpenzojnë shumë më tepër në një marrëdhënie. Mesatarisht, meshkujt shpenzojnë rreth 15,000£ në vit për partneren ndërsa femrat shpenzojnë vetëm rreth 1,30 £. Këtë vit, shitjet e fundvitit pritet të jenë më të vakëta, pasi konsumatorët amerikanë shprehen se do të kursejnë më shumë në blerjet e tyre. Një sondazh i kryer nga kompania e konsulencës PwC tregon se shpenzimet mesatare për dhurata, udhëtime dhe argëtim gjatë festave do të arrijnë në rreth 1,552 dollarë për konsumator, duke shënuar një rënie 5% krahasuar me një vit më parë.
Megjithatë, rënia më e madhe vjen nga të rinjtë e brezit Z (Gen z). Të rinjtë e moshës 13 deri në 29 vjeç deklarojnë se do të shpenzojnë mesatarisht 23% më pak se një vit më parë, ndryshimi më i fortë mes të gjitha brezave. Ky është një ndryshim i madh në raport me vitin e kaluar, kur ata shpreheshin se do të shpenzonin 37% më shumë. Kjo tërheqje e tyre është një nga faktorët kryesorë që po ndikon në uljen e përgjithshme të shpenzimeve për festat.
Gjithnjë e më shumë konsumatorë po shprehin pakënaqësi ndaj produkteve të luksit, duke i konsideruar ato të mbivlerësuara dhe me standarde në rënie. Çanta dhe veshje që dikur shquheshin për jetëgjatësi, sot shpesh konsumohen pas vetëm disa muajsh, pasi markat kanë kaluar në përdorimin e materialeve më të lira dhe prodhimin masiv jashtë vendit.
Një tjetër kritikë lidhet me mbiekspozimin. Ekskluziviteti i luksit, dikur një nga shtyllat kryesore të vlerës së tij, po humbet për shkak të reklamave të shumta dhe pranisë së tepërt të influencuesve në rrjete sociale. Produktet shfaqen kudo, duke i bërë të duken të zakonshme dhe duke zhdukur ndjesinë e veçantë që i shoqëronte dikur.