Ekspertët kanë theksuar dhjetë gjëra që prindërit nuk duhet t’u thonë kurrë fëmijëve të tyre për t’i ndihmuar ata të zhvillohen, të rriten të pavarur dhe të fitojnë besim në vetvete.
Sipas një artikulli të “The Times of India”, inkurajimi i fëmijëve për të provuar gjëra të reja është një element kyç në ndihmën për zhvillimin e aftësive të tyre.
Një nga këshillat kryesore është nxitja e fëmijëve që të shprehin kreativitetin e tyre, duke pikturuar, vizatuar ose krijuar, pasi këto aktivitete ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës dhe qëndrueshmërisë emocionale.
Gjithashtu, fëmijët duhet të inkurajohen të bëjnë pyetje dhe të kërkojnë më shumë njohuri, pasi kjo zhvillon të menduarit kritik dhe besimin për të mësuar.
Një tjetër këshillë është të lejohet eksplorimi i hobive të ndryshme si vallëzim, sport ose programim.
Këto aktivitete mund të rrisin vetëbesimin dhe durimin e fëmijëve.
Është po ashtu e rëndësishme që prindërit të mos ndalojnë fëmijët të bëjnë gabime, pasi kjo i ndihmon ata të mësojnë qëndrueshmëri dhe zgjidhje problemesh.
Prindërit duhet gjithashtu të inkurajojnë fëmijët të shprehin mendimet e tyre dhe të përfshihen në punët e shtëpisë, për të zhvilluar aftësi të rëndësishme si përgjegjësia dhe bashkëpunimi.
Po ashtu, është thelbësore që fëmijët të krijojnë miqësi të reja dhe të zhvillojnë aftësi sociale dhe emocionale.
Më në fund, prindërit duhet të lejojnë fëmijët të zgjidhin problemet në mënyrë të pavarur, duke i ndihmuar ata të forcojnë besimin dhe aftësitë për t’u përballur me sfidat e jetës reale. Ky proces zhvillon pavarësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.