Konsumimi i lëngut të turshive është bërë veçanërisht popullor vitet e fundit. Nutricionistja Julia Zumpano tha për Fox News Digital se ajo rekomandon lëngun e turshive për hidratim të shpejtë. “Është i pasur me natrium dhe është një burim i mirë i kaliumit dhe magnezit, elektrolite që humbasin gjatë ushtrimeve të forta ose djersitjes intensive”-tha eksertja, duke shtuar se kontrollon nivelet e sheqerit në gjak dhe mund të jetë i dobishëm në humbjen e peshës.
Lëngu i turshive të laktofermentuara, i cili i nënshtrohet një procesi fermentimi në ujë të kripur, mund të jetë gjithashtu i dobishëm për shëndetin e zorrëve. Zumpano i paralajmëroi njerëzit që duhet të kufizojnë marrjen e natriumit që të mos e pinë atë gjithsesi. Doktori Will Haas nuk e rekomandon lëngun e turshive si një metodë të rregullt hidratimi.
Lëngu i turshive ofron një dozë të shpejtë natriumi, i cili mund të ndihmojë pas djersitjes së madhe, por nuk është diçka që zakonisht e rekomandoj. Për hidratim më të plotë dhe efikas, preferoj pluhurat e elektroliteve që përmbajnë natrium, kalium, magnez dhe pak glukozë për të përmirësuar thithjen dhe ekuilibrin e lëngjeve.
Dëshira për një ushqim të caktuar është normale dhe turshitë, të cilat janë të lehta për t’u shijuar, përzihen mirë me çdo lloj ushqimi që hani. Turshitë janë të kripura dhe të mprehta dhe kanë një strukturë krokante e cila u pëlqen shumë nënave. Edhe pse ngrënia e turshive nuk është e dëmshme, mjekët thonë se duhet t’i hani ato në moderim për të mbajtur marrjen e ulët të natriumit dhe për t’i shoqëruar ato me një dietë të ekuilibruar.