Edhe kur një person ka një peshë normale për strukturën e trupit të tij, shpërndarja e yndyrës në zona të caktuara – veçanërisht në bark – mund të sjellë rreziqe serioze për shëndetin.
Yndyra viscerale, që grumbullohet rreth organeve vitale në zonën abdominale, është një nga format më të rrezikshme të dhjamit, pasi lidhet drejtpërdrejt me probleme të tilla si presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe apnea e gjumit.
Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë për të luftuar këtë lloj yndyre është adoptimi i një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar – konkretisht, dieta mesdhetare. Kjo dietë rekomandon konsumimin e rregullt të:
– Frutave dhe perimeve (të paktën pesë porcione në ditë)
– Orizit kaf dhe tërshërës
– Bishtajoreve
– Peshkut të pasur me omega-3
– Kos me pak yndyrë
– Vajit të ullirit
– Bukës integrale
Kombinimi i këtyre ushqimeve me proteina të shëndetshme si mishi i bardhë apo qiqrat jo vetëm që ndihmon në humbjen e peshës, por gjithashtu krijon ndjesinë e ngopjes shumë më shpejt, duke reduktuar dëshirën për ushqime të përpunuara me yndyrë të lartë.
Me kalimin e moshës, eliminimi i dhjamit në bark bëhet më sfidues, por një stil jetese i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm ushqimor mund ta mbajë trupin në formë dhe të ulë ndjeshëm rrezikun për sëmundje serioze.