Showbiz

A mund të infektohesh dy herë nga Koronavirusi?!

Ekziston mundësia që një individ të preket dy herë nga Koronavirusi ashtu siç ndodh edhe me gripin e zakonshëm.

Kjo i ka ndodhur një gruaje në Japoni e cila shumë pak kohë pasi ishte shëruar nga Covid-19, virusi i’u rikthye sërish po me të njejtat simptoma.

Raste të tjera janë regjistruar si në Japoni ashtu edhe në Kinë. Ekspertët kanë bërë të ditur se kush preket dhe shërohet nga Koronavirus nuk është imun ndaj tij prandaj është e rëndësishme që të gjithë të tregojnë kujdes maksimal deri kur kjo pandemi të jetë zhdukur plotësisht.

Tashmë që Kina ka arritur të frenojë pandeminë, i duhet të përballet me një situatë të tillë ku nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij.

Për këtë arsye është vendosur që kush udhëton drejt Pekinit duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë. Autoritetet po kujdesen nëpërmjet masave strikte që virusi të mos rikthehet në vend.