Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut kërkuan që Kosova t’i përmbahet planit të Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatën në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Kryeministri holandez, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, të martën u takuan në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Gjatë një konference për media, Rutte tha se mënyra më e mirë për të shtensionuar situatën është që palët të përmbushin kërkesat e paraqitura nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se stabiliteti rajonal është çështje shumë e rëndësishme.
Për Bashkimin Europian, vendimi i qeverisë së Kosovës për të shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, është “hap i njëanshëm, që nuk i kontribuon uljes së tensioneve”. Besohet se ato veprojnë në veriun e Kosovës dhe numërojnë qindra pjesëtarë nga radhët e komunitetit serb.
Para pak ditësh, në faqen tonë të web-it ngritëm një sondazh ku pyesnim qytetarët: “A po izolohet Kosova nga perëndimi me vendimet e kryeministrit Albin Kurti në veri?” Përgjigjet ishin këto: 67% janë përgjigjur me jo, ndërsa 33% janë përgjigjur me po.
Nga ana tjetër sondazhi i ri është: “A jeni dakord me projektligjin e qeverisë për t’i kushtëzuar diplomën studentëve të mjekësisë me punën në Shqipëri?” Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.