Brenda mureve të Big Brother VIP Albania emocionet po intensifikohen çdo ditë, por një nga afrimitetet që ka marrë më shumë vëmendje është ai mes Gimbos dhe Selinës.
Dyshja janë parë gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit, me momente të ngrohta dhe plot kimi, duke shtuar dyshimet nëse kemi të bëjmë me një simpati të përkohshme apo me nisjen e një romance të re brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Megjithatë, surpriza e vërtetë erdhi nga jashtë. Ndërsa fansat kanë nisur të fantazojnë për të ardhmen e çiftit, një faqe mbështetëse në Instagram hodhi me humor pyetjen provokuese drejtuar Selinës: “A t’jep nana n’Kosovë?”
Një batutë që mund të kishte mbetur thjesht në kuadrin e shakasë mes ndjekësve, por që mori tjetër peshë kur në komente reagoi motra e Gimbos, Elona Blakaj.
Me një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe plot sportivitet, ajo shkroi: “E jep e jep”, duke e shoqëruar me emoji zemrash. Komenti u përhap me shpejtësi në rrjet, duke ndezur edhe më shumë entuziazmin e fansave të dyshes.
Tani mbetet për t’u parë nëse afrimiteti mes Gimbos dhe Selinës do të forcohet edhe më tej brenda shtëpisë, apo nëse gjithçka do të mbetet thjesht një flirt i bukur nën vëzhgimin e kamerave.