Gossip

A$AP Rocky emocionon me fjalët për vajzën e tij me Rihannën: “Është binjakja…”

Reperi i njohur A$AP Rocky po përjeton një periudhë të lumtur dhe të mbushur me emocione pas ardhjes në jetë të vajzës së tij, Rocki Irish, të cilën ai dhe partnerja e tij Rihanna e mirëpritën në shtator.

Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimeve të Modës “CFDA 2025”, Rocky foli me dashuri për të voglën, duke e përshkruar si “binjaken e tij të vogël”.

Rocki është më e bukur se kurrë. Ajo është binjakja ime e vogël, kështu që është e mahnitshme. Jam shumë i lumtur që jam baba i një vajze në këtë moment

-tha ai për “Entertainment Tonight”.

Reperi zbuloi edhe se si djemtë e tij, Riot, 2 vjeç, dhe RZA, 3 vjeç, po përshtaten me motrën e tyre të porsalindur.

Mendoj se ndonjëherë mund të jenë pak xhelozë, por nuk kanë pse të jenë. Ka shumë dashuri për të gjithë dhe do të duhet pak kohë për t’u mësuar me situatën

-u shpreh ai me buzëqeshje, duke shtuar një mesazh prekës:

Përshëndetje për djemtë e mi dhe vogëlushen time. Ju dua, babai juaj.

Përveç gëzimit familjar, Rocky dhe Rihanna u nderuan këtë vit me “Çmimin e Ikonës së Modës”, duke treguar edhe njëherë stilin e tyre unik, që tashmë e reflektojnë edhe tek fëmijët.

Ajo bën gjithçka, nuk mund të marr asnjë meritë për këtë

-pranoi Rocky me humor, duke iu referuar shijeve të Rihannas në modë.

Çifti i njohur nisi lidhjen në vitin 2019 dhe e bëri publike në 2021. Që prej atëherë, Rihanna dhe A$AP Rocky kanë ndërtuar një familje të lumtur, ku dashuria dhe eleganca shkojnë krah për krah.