3 tetor, reperi amerikan A$AP Rocky, emri i vërtetë Rakim Athelston Mayers, feston 37-vjetorin e lindjes.
Ylli i muzikës, i cili prej disa vitesh është në një lidhje me Rihanna, vazhdon të mbetet një nga emrat më të spikatur të hip-hop-it modern.
Emri i tij i skenës ka një histori të veçantë. Rocky u pagëzua nga nëna me pseudonimin “Rocky”, ndërsa shkurtesa A$AP, pjesë e kolektivit muzikor A$AP Mob ku ai u bashkua në vitin 2007, vjen nga shprehja “Always Strive and Prosper”. Emri i tij i vërtetë u frymëzua nga reperi legjendar Rakim.
Rrugëtimi i tij muzikor nisi herët, në moshën 9-vjeçare, i ndikuar nga vëllai i madh. Por një tragjedi në moshën 13-vjeçare, kur vëllai i tij u vra në Harlem, e shtyu Rocky të ndiqte muzikën me përkushtim.
Suksesi erdhi në vitin 2011 me këngën “Peso”, që i siguroi një kontratë miliona dollarëshe dhe hapën rrugën për mixtape-in debutues “Live. Love. A$AP”.
Albumi i tij i parë, “Long. Live. A$AP” (2013), debutoi direkt në krye të Billboard 200 dhe u certifikua gold nga RIAA. Ndërsa projekti i fundit, “Testing” (2018), arriti vendin e katërt në Billboard.
37-vjetori i A$AP Rocky shënon një rikujtim të historisë së tij të jashtëzakonshme – nga humbjet e dhimbshme të fëmijërisë, deri te suksesi global në skenën muzikore.