Java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet sot dhe nesër. Më 28 nëntor, ora 18:00 zhvillohen dy nga ndeshjet e kësaj jave.
AF Elbasani pret Partizanin në shtëpi, ndërsa në Shkodër do të luhet sfida Vllaznia-Teuta.
Ndërkaq, nesër do të luhen tri përballjet e tjera të Javës së 13-të. Dinamo City do të luajë në transfertën e Ballshit kundër Bylisit, në orën 13:30. Në po të njëjtën orë, Tirana pret Egnatian në “Selman Stërmasi”.
Sfida përmbyllëse e javës pritet që të luhet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vorës. Ndeshja është programuar të fillojë prej orës 16:30.
Abissnet Superiore, Java e 13-të:
AF Elbasani-Partizani 28.11.2025 18:00
Vllaznia-Teuta 28.11.2025 18:00
Bylis-Dinamo City 29.11.2025 13:30
Tirana-Egnatia 29.11.2025 13:30
Flamurtari-FK Vora 29.11.2025 16:30