Në Tiranë, shitja e varreve në Tufinë ka çuar në pranga 10 persona, mes tyre përgjegjësin e varrezave publike të Tufinës, Eljodor Ndini. Në këtë skemë korruptive, persona që vepronin si sekserë takonin njerëz që duhej të varrosnin dikë apo parablenin një varr.
Hetimet përcaktuan se varret shiteshin me një vlerë deri në 200 mijë lekë dhe pretendohej se brenda kishin arkivole.
Nga 12 masa sigurie u ekzekutuan dhjetë prej tyre, ndërsa dy vetë janë shpallur në kërkim. Po ashtu, Prokuroria bën të ditur se po verifikon edhe disa tendera të kryer nga Shërbimi i Varrezave Publike në Tiranë. Për mbledhjen e provave, krahas përgjimeve, pati vëzhgime në terren për të dokumentuar dyshimet për korrupsion e shpërdorim të detyrës.
Të prangosurit janë:
Eljodor Ndini- Përgjegjës i varrezave Tufinë
Xhemal Mena- Punëtor në varrezat Tufinë
Latif Shehu- Punëtor në varrezat Tufinë
Gazment Daja- Punëtor në varrezat Tufinë
Bujar Lica- Sekser
Alban Ajazi- Sekser
Endrin Milla- Sekser
Fatjon Gjonaj- Pjesë e grupit, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm
Roza Ndoj- Në akuzë për shpërdorim detyre
Julian Çuka- Në akuzë për shpërdorim detyre
Shaqir Nika- Sekser (shpallur në kërkim)
Fabjon Gjonaj- shpallur në kërkim, në akuzë për ndërtim pa leje.