Aktualitet

Horrori në varrezat e Lushnjës, nisin verifikimet e autoriteteve!

Policia e Lushnjës ka nisur verifikimet mbi një rast të pazakontë në varrezat e qytetit. Të dhënat paraprake ngrenë dyshime se persona ende të paidentifikuar kanë grabitur eshtrat e një personi që ishte ndarë nga jeta 17 vite më parë.

Ky rast në kufijtë e të paimagjinueshmes u sinjalizua nga punonjësit e mirëmbajtjes së varrezave të Lushnjës dhe dyshohet se autorët mund të kenë hapur një tunel nëntokësor për marrjen e eshtrave, që i përkasin një gruaje.

Për momentin edhe vetë policia e Lushnjës nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje, ndërsa grupi hetimor dhe policia shkencore janë parë në varreza duke kryer verifikime.