Bota Botë e Çuditshme

Shtëpia e funeralit në Moskë përballet me kritika të ashpra, arsyeja ‘fushata e tyre e marketingut’!

Kjo shtëpi funerali bëri një gabim të rëndë duke punësuar modele seksi për të reklamuar artikujt e vet. Duket se kompania beson në moton “seksi shet”, madje dhe kur vjen puna tek vdekjet, duke punësuar modele gjysmë të zhveshura për të kërcyer rreth arkivolit për të promovuar shërbimet e tij.

Kompania Horonim.ru në Moskë po përballen me një reagim të ashpër lidhur me vendimin e tyre për të përdorur një grup grup modelesh seksi dhe bukuroshe për të promovuar shërbimet e funeralit “për të gjitha kategoritë e qytetarëve” në Instagram dhe TikTok. Klipi prej 42 sekondash i quajtur “pa shije dhe ofendues” në mediat sociale tregon gra me të brendshme dhe taka të larta si striptiste duke pozuar krah arkivoleve.

Klipi përfshinte gjithashtu një foshnjë të vogël e cila u hodh brenda në arkivol dhe përpëlitej, ndërsa një vajzë tjetër e vendosi këmbën e saj sipër pjesës së mbyllur dhe buzëqeshi para kameras. Në një njoftim të kësaj kompanie thuhet se:

Kemi personal të kualifikuar, që mbikëqyrin procesin e një funerali në çdo fazë.

E kjo reklamë kontroverse ka tërhequr vëmendjen e opinionit, por jo në mënyrën që kishte pritur. Njerëzit në rrjetet sociale kanë shfryrë mllefin e tyre. Një përdorues ka shkruar se reklama “ishte pa shije dhe ofenduese”, e një tjetër e cilësoi si “të tmerrshme, horror”.  Videoja është parë qindra mijëra herë në TikTok dhe Instagram që nga postimi përkatësisht më 21 dhe 22 janar dhe mori një mori komentesh nga njerëz të zemëruar.

Është e tmerrshme. Atyre u ka ikur mendja.

A nuk është kjo blasfemi? Mendoj se është.

Pse na duhen femrat nudo për të reklamuar diçka kaq private dhe të zymtë? 

https://www.instagram.com/p/CZCbEGBheYJ/