Aktualitet Sport

Adeyemi “çmend” serbët, bëri shqiponjën para monumentit të UÇK-së!

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi po shijon pushimet në Kosovë. Lojtari me pasaportë gjermane ka bërë bujë të madhe së fundmi, teksa në rrjetet sociale ka shpërndarë një fotografi te monumenti i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), teksa shihet duke bërë shqiponjën me duar.

LEXO EDHE: 200 mijë kërkesa për 22 mijë bileta/ Përballja me Serbinë. Masa të forta kontrolli në stadiumin që do të rrethohet

Diçka e tillë nuk është pritur mirë në Serbi, me këta të fundit që kanë reaguar në mënyrën e tyre. Mediat serbe e shohin këtë veprim të Adeyemit si një provokim të pastër, në prag të sfidës së “zjarrtë” kualifikuese të Botërorit (Shqipëri-Serbi, më 7 qershor).

LEXO EDHE: Real Betis-Chelsea 1-4: Blutë kompletojnë suksesin në Conference League!

Kujtojmë se Adeyemi është partneri i këngëtares Loredana.