Këshilltari i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, njëherazi edhe dhëndri i tij, tha se tha se administrata Trump “thuajse ka përfunduar” planin e saj për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve, duke shtuar se pala palestineze nuk ka ofruar ide gjatë përgatitjes së planit. Jared Kushner dhe i dërguari amerikan Jason Greenblatt zhvilluan bisedime gjatë fundjavës me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.