Bota

Afrikë e Jugut, 13 të vdekur si pasojë e shembjes së murit të kishës

Të paktën 13 vetë humbën jetën, e shumë të tjerë u plagosën, nga shembja e një muri në një kishë të Afrikës së Jugut gjatë kohës kur sapo kishte nisur shërbesa e Pashkës. Gati 30 persona u dërguan në spital, sipas shërbimeve të urgjencës. Një zëdhënës i policisë e lidhi tragjedinë me reshjet e dendura të shiut në zonë.