I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ervin Demirxhiu, agjent i pasurive të paluajtshme. Cilat janë këshillat që ai mund të japë për blerjen e një shtëpie sot?
Këshilla e parë është që të blejnë shtëpi, të mos rrinë me qira. Nëse kanë në plan që të rrinë me qira më shumë se dy vite apo tre vite, janë totalisht të humbur, janë para që nuk kthehen më absolutisht mbrapsht. Pra, të ndajnë mendjen dhe të blejnë shtëpi, kjo është kryesorja. E rëndësishme është që vlera e asaj shtëpie do të rritet, ato para që ata kanë hedhur për kredinë, janë para që i marrin mbrapsht nëse do duhet ta shesin pas një kohe të caktuar. Fitojnë paratë që paguajnë çdo muaj këstin, fitojnë edhe rritjen e vlerës së pronës, pra janë totalisht të fituar. Kushdo që është me qira, duhet urgjentisht të blejnë shtëpi.