Politikë Zgjedhjet 2025

Agron Shehaj: Nuk kam zgjedhur rrugën e shkurtër, ashtu siç po bëj edhe në politikë….

Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, ka shpërndarë një video në rrjete sociale ku flet në një intervistë pë rrugën që ai ka zgjedhur në fushën e politikës dhe të qenurit sa më afër popullit.

Shehaj me modesti shprehet se të jesh afër me qytetarin për të është diçka mëse normale duke theksuar se ambienti i popullit, i punës i sakrificave është ambienti nga i cili ka ardhur dhe vetë Shehaj.

Makinën e parë të re e bleva vetëm në moshën 40-vjeçare.

Sa afrohen më pranë jush dhe sa e do publiku apo qytetari këtë të qenit popullor apo qytetar me ta dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për t’u përshtatur me ta?

Për mua nuk është një ambient i ri, unë nga aty vij. Unë kam punuar tërë jetën kur kam qenë student, kam punuar tërë kohën, kam bërë lloj lloj punësh, është ambienti ku unë jam rritur. E kam bërë me sakrifica me punë, nuk kam zgjedhur rrugën e shkurtër, ashtu siç po bëj në politikë.

Dhe unë mund të mbaroja shkollën e mesme dhe të blija makinë të re siç bënin të gjithë bashkëmoshatarët e mi, por unë zgjodha të bëhesha sipërmarrës.  Makinën e parë të re në jetën time mund ta kem blerë rreth 40 vjeç sepse kam zgjedhur të filloj një rrugëtim pak nga pak.

Unë nga ai ambient vij dhe nuk kam asnjë problem të kthehem përkundrazi, thekson Shehaj.