Arrestohet në Përmet një shtetas venezuelian me profesion agronom që ishte kontraktuar sepse e njeh mirë procesin e rritjes së bimës së parapëlqyer nga trafikantët e drogës. Arturo Morales nga Venezuela u kap pranë parcelave në Frashër ku punonte si kultivues. Në zonë policia zbuloi një plantacion të mirorganizuar me rreth 3 mijë bimë kanabis. Sipas burimeve, 30-vjeçari nga Amerika Latine nuk ka pranuar të tregojë pronarët e drogës.