Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk mungojnë alternime vranësirash kryesisht mesatare përgjatë relieveve malore në veri e lindje në mesditë deri pasdite.
Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në veri e në lindje të vendit në mesditë e pasdite, përqendruar maleve ndërsa pjesa tjetër e territorit pa reshje.
Era me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.