Health & Beauty

Ajri i ftohtë është shkaktari kryesor i ftohjeve?/E keni ditur gabim, ja përse!

Moti i ftohtë nuk ndikon vetëm në ndjesinë e parehatisë, por nxit edhe një sërë ndryshimesh fiziologjike që e ngarkojnë më tepër zemrën dhe enët e gjakut, shpjegon kardiologu dr. Tejal Tushar. I ftohti ndikon drejtpërdrejt në enët e gjakut. Në temperatura të ulëta ato ngushtohen, proces që quhet vazokonstriksion. Kur enët janë më të ngushta, zemra duhet të pompojë gjakun me më shumë forcë, gjë që çon në rritje të presionit të gjakut. Përveç kësaj, dimri stimulon çlirimin e hormoneve të stresit, si adrenalina, e cila mund ta rrisë më tej presionin. Lëvizja më e pakët, ushqimi më kalorik dhe më i kripur, si dhe stresi më i madh gjatë festave, e përkeqësojnë edhe më shumë këtë problem, thekson kardiologu.

Një mit i përhapur thotë se ajri i ftohtë është shkaktari kryesor i ftohjeve, por studime dhe ekspertë theksojnë se problemi i vërtetë lidhet me mënyrën si e kalojmë dimrin. Qëndrimi i zgjatur brenda, pa lëvizje dhe aktivitet fizik, mund të dobësojë sistemin imunitar. Sipas specialistëve, kur trupi është pasiv për periudha të gjata, imuniteti bëhet më pak aktiv dhe më i ngadaltë në reagim. Lëvizja është një sinjal kyç për organizmin që të qëndrojë vigjilent ndaj viruseve dhe rreziqeve të jashtme.

Edhe një shëtitje e thjeshtë prej 20 minutash në ajër të pastër ndihmon në aktivizimin e qelizave imunitare, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe bën që qelizat e bardha të lëvizin më shpejt për të luftuar infeksionet. Ekspertët shtojnë se stresi i dimrit ndikon biologjikisht në dobësimin e mbrojtjes natyrore të trupit, ndërsa ecja dhe lëvizja ndihmojnë në uljen e kortizolit dhe qetësimin e sistemit nervor. Mesazhi është i qartë: edhe gjatë dimrit, dalja jashtë dhe aktiviteti fizik janë aleatë të fortë të shëndetit.

Shumë persona me vena të zgjeruara pikërisht gjatë dimrit ndjejnë lehtësim, sepse këmbët u ënjten më pak, dhimbjet janë më të lehta dhe shqetësimet e përditshme duket sikur tërhiqen. Në këtë periudhë shpesh krijohet përshtypja se problemi nuk është më aq serioz, ndaj vendimi për trajtim shtyhet. Simptomat mund të jenë më pak të theksuara dhe pacientët shpesh mendojnë se nuk kanë më problem ose e shtyjnë trajtimin me justifikime të ndryshme. Gjatë verës ndodh zgjerimi i enëve të gjakut dhe atëherë shqetësimet janë më të forta. Në dimër, enët e gjakut tkurren, ndaj enjtjet, dhimbjet dhe shqetësimet janë më të lehta, prandaj krijohet përshtypja se gjendja është përmirësuar.