Aksident hekurudhor në Austri. 28 udhëtarë u plagosën kur dy vagonë të trenit ku udhëtonin u përmbysën. Dy prej të lënduarve janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pjesa tjetër, jashtë rreziku për jetën. Aksidenti ndodhi në afërsi të Shën Poeltenit, në perëndim të kryeqytetit Vjenë. Shkaqet po hetohen.