Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier–Lushnje, në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit”.
Sipas raportimeve mësohet se një motor është përplasur me një mjet bujqësor. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.