Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me motor i kushtoi jetën një personi në Belsh. Viktima humbi kontrollin e motorit që ai drejtonte dhe u përplas me murin mbrojtës të rrugës në hyrje të qytetzës. Nga plagët e marra, 45 vjeçari nuk mundi të mbijetoi duke ndërruar jetë në spital. Policia po punon për zbardhjen e aksidentit.