Një aksident i rëndë rrugor u shënua mëngjesin e sotëm te ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë. Makina përplasi një grua, e identifikuar si Albana Hima, e cila humbi jetën. Policia shoqëroi drejtuesin e automjetit, Desar Musa.
Më datë 01.12.2025, rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, njofton policia.
Policia e Tiranës po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të sqaruar shkaqet.