Aktualitet

Aksident me një viktimë e dy të plagosur në Sarandë-Borsh!

Aksidentet vazhdojnë që të përgjakin rrugët e vendit tonë. Më i fundit u shënua sot herët në mëngjes në jug të territorit, me një viktimë dhe dy të plagosur. Rreth orës 05:30 minuta, në aksin Sarandë-Borsh, një 60-vjeçar i cili ishte në timon gjeti vdekjen pasi humbi kontrollin e automjetit tip “Opel” që drejtonte. Të lënduar mbetën dy pasagjerë që udhëtonin me të, shtetas të moshave 44 e 47-vjeç. Ata u dërguan në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Sarandës:

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Sarandë-Borsh, shtetasi J. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.