Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët shqiptare. Në Krujë, një 69 vjeçare humbi jetën pasi makina që drejtonte u përplas nga një tjetër. Përplasja rezultoi fatale për gruan, e cila për fat të keq nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra. Një 33 vjeçar u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Autoritetet njoftojnë se hetimet janë në vijim dhe priten detaje të mëtejshme në orët në vazhdim.
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10 në zonën e Tapizës, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 69-vjeçare. Sipas informacionit paraprak nga policia, automjeti i drejtuar nga shtetasi V.Z., 33 vjeç, është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasja L.M., 69 vjeçe.
Përplasja ka rezultuar fatale për këtë të fundit, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Drejtuesi tjetër i mjetit, V.Z., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Autoritetet njoftojnë se hetimet janë në vijim dhe priten detaje të mëtejshme në orët në vazhdim.
Gjatë periudhës janar-shkurt 2025, numri i aksidenteve rrugore pësoi ulje prej 21,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në 81,8% të aksidenteve, shkaqet kryesore janë të lidhura me sjelljen e drejtuesve të mjeteve. Grupmoshat më të prekura nga aksidentet janë ata të moshave 25-34 vjeç dhe 45-59 vjeç, duke zënë secila nga 23,9% të numrit të aksidenteve.
Dita e enjte ka regjistruar numrin më të lartë të aksidenteve gjatë muajit shkurt, me 20,5%, ndërsa dita e diel ka qenë dita me numrin më të ulët të aksidenteve, me 9,1%. Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 19,3% të aksidenteve gjithsej.
Pavarësisht uljes së numrit të aksidenteve në krahasim me vitin e kaluar, akoma mbeten shumë faktorë që kërkojnë vëmendje për të reduktuar më tej numrin e aksidenteve dhe për të rritur sigurinë rrugore.