Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë pakistanezi

Një shtetas pakistanez ka ndërruar jetë në një aksident pak pas mesnatës të së martës, në autostradën “Durrës – Tiranë”. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit 25-vjeçarin Sabah Maçi, në makinën e të cilit ndodhej si pasagjer edhe viktima. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin është përplasur me një mjet tjetër ku për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri i tij.