Aktualitet

Aksident në Dibër, makina përplaset me furgonin/ Dy të plagosur!

Një aksident rrugor me dy të plagosur ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Peshkopi-Maqellarë, në zonën e quajtur “Grevë”. Të lënduar mbetën babë e bir.

Referuar burimeve policore, mësohet se automjeti tip “BMW” ku ata udhëtonin duke lëvizur nga Peshkopia në drejtim të Maqellarës, doli nga rruga e kaloi në kahun e kundërt. Për pasojë u përplas me një furgon.

Sipas burimeve nga Spitali Rajonal i Dibrës, Ylli dhe Alban Melani, 70 e 36 vjeç, po marrin ndihmë mjekësore e janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata u dërguan në Spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar. Policia kreu veprime hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit rrugor.