Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka. Mësohet se vendimin për dorëheqjen nga detyra e ka bërë për arsye familjare.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është caktuar përkohësisht Armir Gjikolaj.