Aktualitet

Aksident në Laç pranë bashkisë, automjetet përplasen me njëra-tjetrën, disa të plagosur!

Një aksident rrugor është regjistruar sot në qendër të qytetit të Laçit, pranë bashkisë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar drejt Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftim paraprak i Policisë

“Rreth orës 17:00, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE: Kompensim për karburantet/ Sot mbledhja e Këshillit Bashkiak, do mbështeten linjat e transportit urban për të përballuar çmimet e rritura të naftës

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

LEXO EDHE: Operacioni antidrogë në Tiranë: Kokainë, armë dhe para, ekzekutohen 15 urdhër-arreste!