Një aksident i trefishtë me një viktimë u shënua sot në autostradën Lezhë–Laç, pranë kryqëzimit të Markatomajt. U përfshinë dy automjete dhe një motor, drejtuesi i të cilit mbeti i plagosur rëndë e për fat të keq ndërroi jetë në spital. Viktima ishte 75 vjeç. Policia shoqëroi drejtuesen e njërës prej makinave e vijon hetimet. Fillimisht, ajo u përplas me motorin e më tej me një automjet të ndalur jashtë rruge.
Njoftimi zyrtar:
Në aksin rrugor Milot-Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen Xh.N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V.K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V.K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Shtetasja Xh.N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.