Aktualitet

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre automjete, dy viktima!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të Rubikut.

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit raportohet për një viktimë dhe tre të plagosur rëndë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.