Aktualitet

Aksident rrugor në aksin kombëtar Pogradec-Korçë, humb jetën një 34-vjeçar

Aksident me vdekje në aksin kombëtar Pogradec-Korçë. Një 34-vjeçar humbi jetën pasi automjeti tip “Benz” që drejtonte përfundoi jashtë rruge, në fshatin Rrëmenj. Viktima u identifikua si shtetasi Margilen Topi. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.