Aksident fatal në qytetin e Laçit, një viktimë dhe dy të plagosur. Rreth orës 22:00 u përplasën dy automjete, me drejtues shtetasit me iniciale A.Z. e G. Xh. Si pasojë e përplasjes, ndërroi jetë E.T., rreth 25 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtohej nga G.Xh, i cili me pasagjerin tjetër, L.F., të dy 23 vjeç, u dërguan në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shtetasi A.Z. u shoqërua në komisariat. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A.Z., me automjetin me drejtues shtetasin G.Xh.
Si pasojë e aksidentit, ndërroi jetë shtetasi E.T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.
Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L.F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.