Aktualitet

Aksident zinxhir në Elbasan, një i plagosur!

Një aksident rrugor u regjistrua paradite në aksin Elbasan-Metalurgji. Në përplasje u përfshinë dy furgonë, një automjet dhe një trajler.

Nga të dhënat e para dyshohet se një person mbeti i plagosur, ndërsa në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe një autoambulancë.

Shkaqet e aksidentit ende janë të paqarta.