Bota

Aksidentohet autobusi në Rusi, dhjetëra të plagosur/Video!

Një aksident me dhjetëra të plagosur ka ndodhur në Rusi. Një autobus plot me pasagjerë u përplas me një kabinë në një autostradë përgjatë rrugës Lugansk-Moskë. Në autobus ndodheshin gjithsej 48 persona, përfshirë pesë fëmijë, ndërsa 39 prej tyre u plagosën si pasojë e përplasjes. Raportohet se pesë prej tyre ndodhen në spital në gjendje të rëndë në spital. Në zonë mbizotëronte mjegull e dendur, ndërsa autoritetet lokale po kryejnë një hetim për rrethanat e aksidentit.