Gossip Health & Beauty Showbiz

Aktori i njohur e thotë troç: “Prej 3 dekadash nuk përdor deodorant”!

Së fundmi, aktori i njohur Mathew Mc.Conaughey i ka habitur të gjithë me deklatatën e tij. Ai ka shprehur se prej 3 dekadash nuk përdor deodorant, pasi nuk i pëlqen që të ketë të njëjtën aromë si njerëzit e tjerë. Fituesi i çmimeve “Oscar” ka zbuluar se kjo iu vendos në dukje nga aktorja Kate Hudson, gjatë xhirimeve Fool’s Gold në 2008. Sipas tij, ylli i Hollywood i kërkoi që të përdorte antidjersë teksa xhironin së bashku filmin.

Sillte gjithmonë një lloj përbërje me kripë, i cili ishte deodorant natyral dhe më thoshte: ‘Të lutem hidhe këtë’. Por nuk e kam përdorur asnjëherë.

Megjithatë, ai u shpreh se pavarësisht këtij fakti ai kujdeset shumë për higjenën e tij personale, duke pretenduar se lahet disa herë dhe dhëmbët të paktën 5 herë në ditë.

Më pas shtoi:

Gratë në jetën time, përfshirë edhe nënën, më kanë thënë se: ‘Aroma jote natyrale mban aromë burri dhe aromë si ty.’

Rikujtojmë, se gjatë një interviste të fundit me “GQ”, ylli i “Stranger Things”, Joe Keery zbuloi se nuk i lan kurrë flokët, nuk shkon në një berber dhe nuk paguan për t’i prerë ato. E vetmja herë që ai mund ta shkelë këtë rregull është nëse ai po mendon për diçka dhe pa vetëdije i pret ose ndryshon flokët.

Kohët e fundit moslarja është kthyer në një trend. Kjo filloi me Ashton Kutcher dhe Mila Kunis të cilët u shprehën se ata rrallë lahen vetë ose fëmijët e tyre katër dhe gjashtë vjeç. Dax Shepard dhe bashkëshortja Kristen Bell gjithashtu forcuan lëvizjen kundër larjes javën e kaluar në “The View”, duke thënë se ata shpesh harrojnë të lajnë vajzat e tyre 6 dhe 8-vjeçare. Madje edhe aktori i njohur, Jake Gyllenhaal u shpreh për “Vanity Fair” se:

Gjithnjë e më shumë mendoj se larja është më pak e nevojshme. Unë gjithashtu mendoj se moslarja është vërtet e dobishme për mirëmbajtjen e lëkurës dhe ne natyrshëm pastrojmë veten.