Gossip Showbiz

Aktori i njohur sapo na zbuloi se nuk i lan kurrë flokët e tij!

Gjatë një interviste të fundit me “GQ”, ylli i “Stranger Things”, Joe Keery zbuloi se nuk i lan kurrë flokët, nuk shkon në një berber dhe nuk paguan për t’i prerë ato. E vetmja herë që ai mund ta shkelë këtë rregull është nëse ai po mendon për diçka dhe pa vetëdije i pret ose ndryshon flokët.

Sidoqoftë, rutina e tij e kujdesit të flokëve duket se po funksionon për të, sepse Keery-t kohët e fundit iu propozua të ishte imazhi i një marke për kujdesin e flokëve. “Ata premtuan një “tufë parash”,- tha ai. Por pasi e mendoi mirë, Keery vendosi të anashkalojë marrëveshjen.

Rikujtojmë, se kohët e fundit rrjeti është ndezur sa i përket mos-larjes. Filloi me Ashton Kutcher dhe Mila Kunis duke thënë kohët e fundit se ata rrallë lahen vetë ose fëmijët e tyre katër dhe gjashtë vjeç. Gjatë një interviste ata u shprehën se rutina e fëmijëve të tyre, Wyatt Isabelle dhe Dimitri Portwood lidhur me dushin nuk është e përditshme, por vetëm atëherë kur duket ndonjë papastërti në ta.

Ndërkaq, aktori i njohur, Jake Gyllenhaal u shpreh për “Vanity Fair” se:

Gjithnjë e më shumë mendoj se larja është më pak e nevojshme. Unë gjithashtu mendoj se moslarja është vërtet e dobishme për mirëmbajtjen e lëkurës dhe ne natyrshëm pastrojmë veten.

Rikujtojmë, se Robert Pattinson dikur ngriti supet duke thënë se:

Unë nuk e shoh me të vërtetë kuptimin e larjes së flokëve tuaj.

Ndërkaq, ky diskutim vijoi me dermatologen Olivia Stevenson e cila pohoi se:

Në përgjithësi, lëkura dhe trupi ynë është një sistem i mrekullueshëm që rregullon dhe kujdeset për veten. Dushi mund të ndryshojë mikrobiomin tuaj duke ndryshuar shtresën e jashtme të yndyrshme të mbrojtjes.