Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur mesa duket e ka ndarë mendjen, emrin i rolit të tij të famshëm do t’i vendoset djalit të tij!

Para disa ditësh, aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug dhe partnerja e tij, zbuluan se së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Çifti, të martuar 6 vjet më parë në Paris, kanë zbuluar së fundmi edhe emrin me të cilin ata do të pagëzojnë fëmijën e tyre të parë.

Do të quhet Kurt Efe Tatlitug dhe emri është zgjedhur jo rastësisht. Nga seriali “Kurt Seyit ve Sura”, në të cilin aktori ka luajtur rolin e protagonistit 8 vjet më parë, duket se ka mbetur shumë i kënaqur, aq sa edhe emrin e personazhit që mbante vetë do t’ia pagëzojë të birit.

Tatlitug dhe partnerja e tij, Basak Dizer mezi po e presin ta kenë në krahë frytin e parë të dashurisë dhe për këtë janë shumë të lumtur. Tatlitug tha disa javë më parë për mediat se:

Jemi shumë të lumtur. Është një ndjenjë e mrekullueshme. Zoti ua dhëntë të gjithë njerëzve që e dëshirojnë një fëmijë. Le të jetë i shëndetshëm së pari dhe të vijë shëndoshë e mirë.

Sjellim në vëmendje se aktorët e njohur turk me origjinë shqiptare, Kivanc Tatlitug, Baris Arduc dhe Can Yaman u futën në listën e 100 meshkujve më të bukur në botë për vitin 2020. Faqja “Top Beauty World” i renditi aktorët sipas kësaj radhe: Kivanc Tatlitug në vendin e 33, Baris Arduc në vendin e 68, Can Yaman në vendin e 89-të. Pjesë e listës së 100 meshkujve më të bukur në botë për vitin 2020 iu bashkuan edhe emra të njohur si Chris Hemsëorth, Johnny Depp, Leonardo Dicaprio, Tom Cruise dhe Harry Styles.