Celebrities

Njihuni me mashkullin më të bukur të vitit 2020!

Aktorët e njohur turk me origjinë shqiptare, Kivanc Tatlitug, Baris Arduc dhe Can Yaman janë futur në listën e 100 meshkujve më të bukur në botë për vitin 2020. Faqja “Top Beauty World” i ka renditur aktorët sipas kësaj radhe: Kivanc Tatlitug në vendin e 33, Baris Arduc në vendin e 68, Can Yaman në vendin e 89-të.

Vendin e tretë të meshkujve më të bukur e zuri indiani Shahrukh Khan. Vendin e dytë të kësaj liste e zuri këngëtari korean Kim Taehyung, ndërsa vendin e parë e zuri aktori kinez, Xiao Zhan.

Pjesë e listës së 100 meshkujve më të bukur në botë për vitin 2020 iu bashkuan edhe emra të njohur si Chris Hemsëorth, Johnny Depp, Leonardo Dicaprio, Tom Cruise dhe Harry Styles.

Si ju duket kjo përzgjedhje?