Ben Stiller ka folur për vendimin e tij dhe të Christine Taylor për t’u ndarë në vitin 2017 dhe për ribashkimin e tyre gjatë pandemisë COVID-19.
Në një intervistë për “New York Times”, Stiller shpjegoi se periudha e ndarjes u dha mundësinë të kuptonin më mirë marrëdhënien e tyre dhe të vlerësonin lidhjen familjare.
Kur u ndamë, ishte një mundësi për të reflektuar mbi jetën time jashtë asaj marrëdhënieje dhe për të kuptuar sa shumë e doja unitetin tonë familjar
Për 17 vjet ata ishin një çift i martuar dhe janë prindër të vajzës Ella (22 vjeç) dhe djalit Quinlin (19 vjeç). Ata u njohën në setin e filmit “Zoolander” dhe u martuan në vitin 2000. Stiller shpjegoi se pas ndarjes ata kishin mbajtur lidhje të ngushta, dhe pandemia e COVID-19 i bëri që të jetonin së bashku në të njëjtën shtëpi për një kohë të gjatë, duke u ribashkuar në fund.
COVID na bashkoi, por nuk e di se ku ishte Christine në atë periudhë, duhet ta pyesni atë… Kishim një vit që jetonim së bashku para se të merrnim vendimin për të rikthyer marrëdhënien.
Stiller tha se ishte mirënjohës për mundësinë që të ishin së bashku dhe për atë që arritën të rregullonin.
Në një intervistë tjetër për “Esquire” në shkurt të vitit 2022, ai e përshkroi ribashkimin e tyre si një “mrekulli” dhe një nga aspektet pozitive që erdhën nga pandemia, duke thënë:
U ndamë, u ribashkuam dhe tani jemi të lumtur. Ishte një nga ato gjëra të papritura që dolën nga kjo periudhë e vështirë.