Gossip Showbiz

Aktori i “Sulejmani i Madhërishëm” dënohet me burgim me kusht? Çfarë ka ndodhur?

Aktori i njohur turk, Halit Ergenç, është dënuar me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burgim me kusht, pasi u shpall fajtor për dhënien e një dëshmie të rreme në lidhje me protestat e parkut Gezi në vitin 2013.

Sipas mediave turke, gjykata në Stamboll e akuzoi Ergençin për “përpjekje për të përmbysur qeverinë” dhe “pengim të funksioneve të saj”.

Aktori e ka mohuar çdo lidhje me organizatorët e protestave, por hetimet zbuluan prova të komunikimeve dhe pamje që tregonin praninë e tij në demonstrata.

Në të njëjtën çështje, u dënua edhe aktori Riza Kocaoglu me 1 vit e 8 muaj burg. Megjithatë, dënimet nuk do të ekzekutohen, përveç nëse ata kryejnë një vepër tjetër penale.

Hetimet nisën pas arrestimit të agjentes Ayse Barim, e akuzuar për nxitjen e aktorëve që të mbështesnin publikisht protestat. Të dy aktorët kanë kërkuar pafajësi në gjykatë.

Halit Ergenç, i njohur për rolet në serialet “Një mijë e një netë” dhe “Sulejmani i Madhërishëm”, mbetet një nga figurat më të dashura në televizionin turk dhe jashtë tij.

Protestat e parkut Gezi filluan si kundërshtim ndaj prishjes së një parku në Stamboll dhe u shndërruan në një valë të gjerë protestash antiqeveritare, që u përballën me reagim të ashpër nga autoritetet.