Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka përfunduar ende dhe se çdo hap po ndiqet sipas rregullave.
Rama hodhi poshtë shqetësimet për ndikimin mjedisor dhe theksoi se vendimi përfundimtar do të bazohet në standardet europiane.
Ai u shpreh se synimi është që projekti të jetë një vlerë për Shqipërinë dhe Europën.
Ndërkaq reagoi edhe Marta Kos.
Lidhur me projektin specifik, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE. Edhe para protestave kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti do të shfuqizohej ligji për investimet strategjike dhe amendamentet e vitit 2014. Do të inkurajoja autoritetet që ta bëjnë këtë gjë sa më shpejt të jetë e mundur. Protestat janë pjesë e proceseve demokratike dhe mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta janë pjesë e proceseve demokratike. Është ajo çfarë thashë, procesi i anëtarësimit është proces në vazhdimësi. Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin për të cilin ramë dakord, tha Kos