Richard Gere ka shtangur prezantuesen e një emisioni të mëngjesit duke bërë një gjest të turpshëm në mënyrë të papritur, ndonëse ishin në një transmetim të drejtpërdrejt. Aktori 75 vjeçar ishte në emisionin “Today Show” për të promovuar rolin e tij në “The Agency”, një serial i ardhshëm për Paramount+ me Showtime. Duke folur me prezantuesen Savannah Guthrie, aktori papritur ngreu gishtin e mesit pas një klipi nga shfaqja.
Guthrie mbeti e hutuar dhe iu drejtua: “Ti sapo bëre një gjest të turpshëm në këtë emision të mëngjesit”. Më pas ajo u përpoq t’ia mbulonte dorën me skaletë, duke i thënë: “Po të përgjoj”. Lëvizja fillimisht dukej e pashpjegueshme, veçanërisht për Gere-in e famshëm. Ai shpjegoi shpejt se personazhi i tij ngre gishtin e mesit në fund të klipit nga “The Agency”. “Ti nuk u tregove, por kjo është ajo që bëra unë në pjesë”=tha ai. “Ky ishte klipi”. Dyshja vazhduan me intervistën, megjithëse ishte e qartë se moderatorja nuk ishte e kënaqur me lëvizjen e papritur.
Gere po i thotë lamtumirë Shteteve të Bashkuara dhe po përgatitet për një kapitull të ri të jetës së tij në Spanjë. Aktori 75-vjeçar, i njohur për rolin në “Pretty Woman”, ka shitur shtëpinë e tij në New Canaan, Connecticut, për 10.75 milionë dollarë, duke e bërë këtë hap pas njoftimit të tij se do të transferohet në vendin e origjinës së gruas së tij, Alejandra Silva. Në një intervistë për “Vanity Fair Spain” në prill, aktori shprehu dëshirën për të kaluar më shumë kohë në Spanjë, pas gjashtë vitesh martesë në SHBA. Ai e vlerësoi shumë bujarinë e gruas së tij, duke theksuar se kishte kaluar një periudhë të mrekullueshme në jetën amerikane dhe tashmë ishte koha të ndajë një pjesë të jetës së tij në Spanjë me të.
Aktori ka shitur shtëpinë e tij luksoze në Konektikat për 10.75 milionë dollarë ndërsa përgatitet të transferohet në Spanjë. Aktori 75-vjeçar bleu rezidencën në qytetin e New Canaan në vitin 2022 për 10.8 milionë dollarë nga çifti i famshëm Paul Simon dhe Edie Brickell. Çifti e kishte shitur pronën me një humbje të konsiderueshme, pasi e kishte blerë për 16.5 milionë dollarë 17 vjet më parë. Gere jetoi në rezidencë me gruan e tij, Alejandra Silva, për dy vjet dhe mendoi ta kthente atë në një fermë. Shtëpia e vitit 1938 ka 6 dhoma gjumi, 11 banja, një pishinë, kopshte të shumta dhe një shtëpi pritjeje me tre dhoma. Prona ka 32 hektarë.