Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Hilary Duff tregon pse nuk u bë mentore e Selena Gomez-it dhe Demi Lovato-s!

Hilary Duff ka zbuluar se, edhe pse i kishte paraprirë Selena Gomezit dhe Demi Lovatos në Disney Channel, nuk u ndje kurrë e nevojshme t’i merrte nën udhëheqjen e saj. Ylli i “Lizzie McGuire” tha në podcastin Therapuss se Selena dhe Demi iu afruan për këshilla, por ajo kurrë nuk tha: “Më lejo t’i tregoj rrugën”, shkruan DailyMail.

“Ka qenë shumë argëtuese t’i shohësh duke ndjekur rrugën e tyre dhe të shohësh sa larg kanë arritur”, tha Duff. Ajo shtoi se gjithmonë u ka dhënë këshilla të përgjithshme të rinjve: “Duhet të jesh e guximshme dhe të tregosh veten. Edhe nëse puna e parë nuk është ajo që dëshiron, nuk duhet të dorëzohesh”.

Aktorja 38-vjeçare po promovon këngën e saj të re “Mature”, që përshkruan një reflektim mbi vetën e saj të kaluar dhe përvojat që e formuan. Përveç suksesit në ekran, Hilary tha se ka mësuar të pranojë realitetin e jetës dhe të mos pendohet për zgjedhjet e bëra, duke përfshirë edhe rritjen e saj si yll i Disney Channel.

Rikujtojmë, se së fundmi aktori Frankie Muniz, i njohur për rolin e tij në serialin “Malcolm in the Middle”, zbuloi arsyen pse nuk kishte kontakt me kolegen e tij nga filmat për adoleshentë, aktoren Hilary Duff, për 22 vjet. Muniz pohon se shkaku kryesor i prishjes së miqësisë së tyre ishte ndërhyrja e nënës së aktores, Susan Duff, prandaj marrëdhënia e tyre ka mbetur e tensionuar deri më sot. Aktori kujtoi se si të dy u takuan si aktorë të rinj në Los Angeles dhe shpejt u bënë miq shumë të ngushtë.