Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur humb miken e ngushtë nga zjarret në Kaliforni!

Jennifer Garner ka treguar për tragjedinë që ka goditur komunitetin e Pacific Palisades, duke ndarë dhimbjen e saj për humbjen e një mikes së afërt, e cila vdiq si pasojë e zjarrit shkatërrues që shpërtheu në Los Angeles. Sipas aktorjes, shoqja e saj nuk arriti të dalë nga zona në kohë, çka çoi në fatin tragjik.

Garner, e cila ka jetuar në atë zonë për më shumë se 25 vjet, përshkroi situatën e tmerrshme që po përjetojnë banorët e Pacific Palisades, ku shumë shtëpi janë shkrumbuar deri në themel, përfshirë edhe një kishë. Ajo theksoi se mbi 5,000 shtëpi janë shkatërruar nga zjarri, dhe se ka shumë miq që kanë humbur gjithçka.

Zemra ime është e thyer për ata që kanë humbur gjithçka. Kam një listë me 100 miq që tani janë pa shtëpi

– tha ajo, duke shtuar se ndihet e pafuqishme për të ndihmuar mjaftueshëm.

Ndihem në faj për të ecur nëpër shtëpinë time. Çfarë mund të bëj? Si mund të ndihmoj?

– shprehu aktorja, duke bërë apel për ndihmë dhe solidaritet.