Aktualitet

Djegia e fushës së mbetjeve në Krujë, shiu shuan flakët/Tym toksik në zonë!

Flakët në fushën e mbeturinave në Halil të Fushë-Krujës u shuan nga reshjet e fundit të shiut, por mali me mbetje po digjet në brendësi dhe reja e tymit toksik që çlirohet shkon deri në afërsi të Kamzës.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, por shkaku nuk dihet ende. Mund të jetë vendosur në disa pika.

Zjarrfikëset punuan përgjatë gjithë natës për shuarjen, por duhet ndërhyrja me fadroma për ta mbuluar me dhe’, si e vetmja mënyrë për ta shuar plotësisht.