Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Millie Bobby Brown zbulon emrin e vërtetë!

A është Millie Bobby Brown emri i vërtetë i aktores britanike? Ylli i “The Stranger Things” ka zbuluar se ajo ka përdorur një emër skenik gjatë një interviste që kishte me BuzzFeed UK dhe se Millie Bobby Brown nuk është emri i vërtetë i saj. “Emri im i mesëm është Bonnie”-tha ajo. “Nuk është Bobby. Është Millie Bonnie Brown. Unë kurrë nuk i kam thënë askujt këtë. Ju e keni dëgjuar këtu së pari!”-tha Brown. Edhe pse Brown nuk tregoi pse zgjodhi emrin Bobby, disa besojnë se ajo e bëri këtë për të bërë homazhe ndaj babait të saj, Robert Brown.

Daljet e fundit të aktores i kanë befasuar fansat, të cilët po pyesin se cfarë ka bërë ajo që duket ‘një dekadë më e vjetër’ se mosha e vet aktuale. Aktorja 21-vjeçare pothuajse nuk njihej kur parakaloi në tapetin e kuq në premierën e filmit të saj të ri, “The Electric State” në Los Angeles. Kjo erdhi pas paraqitjes së saj në SAG Awards në fillim të kësaj jave, që i shokoi përdoruesit e mediave sociale. Një prej tyre shkroi në X se do t`i duhej të kontrollonte edhe një herë nëse ylli i Stranger Things është vërtet 21 vjeçe dhe jo 40 siç duket.

“Që kur është në modë që një 21 vjeçare të duket si 45”-ka shkruar një tjetër. Ndjekësit kanë spekuluar se Millie, e lindur më 19 shkurt 2004, mund t’i jetë nënshtruar ndërhyrjeve të tilla si injeksione mbushëse në pjesën e faqeve dhe buzëve. “Mollëzat e saj janë më të larta dhe buzët duken më të plota, gjë që mund të jetë rezultat i mbushjes”-pohoi doktor Paul Banwell, një kirurg plastik. Banwell paralajmëroi më tej se Millie nuk duhet të rrezikojë bukurinë e saj natyrale duke e tepruar me fillerat.”Kjo mund të shkaktojë edhe atë që njihet si “fytyra jastëk”, apo “një fytyrë të ngrirë”-tha ai.